image Meta: Të bashkohemi kundër shpopullimit

Rajon

Meta: Të bashkohemi kundër shpopullimit

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se të gjithë faktorët politikë duhet të angazhohen me politika konkrete për të motivuar të rinjtë që të zhvillojnë karrierën në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mos emigrojnë jashtë vendit.

Ai tha se zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.

“Të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë”, shkroi ai në Facebook.

Meta theksoi se Shqipëria meriton një të ardhme të sigurt, prandaj të gjithë duhet të bashkohemi kundër shpopullimit.

“Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. Koha nuk pret”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/