image Meta “spiun i Sigurimit”, vjen reagimi parë i Ramës: Nuk e kam parë dosjen, për dreq djalli fshihet në iniciale

Shqipëri

Meta “spiun i Sigurimit”, vjen reagimi parë i Ramës: Nuk e kam parë dosjen, për dreq djalli fshihet në iniciale

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë për zhvillimet më të fundit lidhur me Autoritetit e Dosjeve, ku ish-presidenti Ilir Meta përflitet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kreu i qeverisë në një shkrim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, fillimisht tregon bisedën me Ilir Metën për emërimin e Gentiana Sulës në krye të “Dosjeve”, që siç thotë Rama ka ardhur me pëlqimin e vetë ish-presidentit.

Rama shprehet se nuk e di nëse shtetasi I.M që cilësohet si spiun është Ilir Meta dhe se nuk e ka parë dosjen. Duke iu referuar akuzave të ish-presidentit se kjo është një histori e sajuar prej tij, kreu i qeverisë thotë se nuk është takuar me Gentiana Sulën.

Ai tregon se nuk e ka parë dosjen në fjalë, por por nënvizon se në shkresën e Autoritetit të Dosjes theksohej se “Politikani I.M është i njëjti me atë që doli nga Presidenca pak ditë më parë”. Sipas kryeministrit djalli fshihet pas inicialeve.

Kryeministri shkruan më tej se në vend të kërkojë hapjen e dosjeve, Meta shantazhon kryetaren e Autoritetit të Dosjeve që e ka propozuar vetë në atë post.

“Mirë të gjitha, po a nuk ju duket pak e çuditshme, që në vend se ta bëjë vetë hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet në rolin e spiunit të shokëve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e të cilit siç e thamë e ka zgjedhur vetë?! Mua shumë”, shkruan Rama ndër të tjera.

/GazetaSinjali/