image Instagrami kërkon falje që i cilësoi “terroristë” disa përdorues palestinezë

Botë

Instagrami kërkon falje që i cilësoi “terroristë” disa përdorues palestinezë

news image

Gjiganti teknologjik “Meta” ka kërkuar falje që e ka shtuar termin “terrorist” në biografitë e disa përdoruesve të Instagramit, e që e cilësojnë veten si palestinezë.

Meta ka njoftuar se e ka rregulluar problemin “që shkaktoi shkurtimisht përkthime të papërshtatshme arabe” në disa prej produkteve të saj.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për atë që ndodhi” ka theksuar kompania në një përgjigje për BBC-në.

Platforma është përballur me akuza edhe për shtypjen e përmbajtjeve që shprehin mbështetje për palestinezët gjatë konfliktit Izrael-Gaza.

Disa përdorues kanë thënë se ndaj tyre janë marrë masa në Instagram për shkak të postimeve pro-palestineze.

Përdoruesit kanë pretenduar se postimet 24-orëshe në “Storie” që u referohen konfliktit, kanë pasur më pak shikime se të tjerat dhe se llogaritë e tyre nuk mund të gjenden aq lehtë në kërkim.

Gjiganti i teknologjisë ka pranuar se një gabim kishte prekur edhe “storiet”, por ka shtuar se nuk kishte të bënte me temën.

/GazetaSinjali/