image Meta sot para Komisionit Hetimor

Rajon

Shqipëri/ Meta sot para Komisionit Hetimor

news image

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të paraqitet përpara Komisionit Hetimor të Parlamentit. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e kushtetutës.

Mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e akuzon Presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës pas vendimit për zhdekretuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Mediat në Shqipëri raportuan dje se në këtë përballje, Presidenti nuk do të jetë i vetëm, por do shoqërohet nga 3 këshilltarë. Presidentit nuk do t’i lexohet formula e betimit, pasi ai është person nën hetim. Rregullorja e komisioneve parlamentare parashikon që formula e betimit i lexohet dëshmitarëve.

Pritet me interes strategjia që do të ndjekë presidenti përballë këtij komisioni, nëse ai do të mjaftohet duke lexuar argumentet e dërgura në mënyrë shkresore komisionit hetimor përmes një shkrese prej 25 faqesh, apo do të preferojë që këtë seancë ta zhvillojë përmes pyetje-përgjigjeve.

Po me aq interes pritet edhe qëndrimi i presidentit në raport me kryetarin e Komisionit Hetimor, Ulsi Manja, për të cilin presidenca nuk është kursyer t’i përmendë një bisedë audio, pas zgjedhjeve në Dibër, publikuar nga gazeta Bild.