image Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, s’kam pranuar

Shqipëri

Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, s’kam pranuar

news image

Ish-presidenti, Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Sigurimi i Shtetit ka dashur ta bëjë bashkëpunëtor dhe ka futur provokatorë, por sipas tij ka dështuar pasi Meta nuk ka pranuar.

“Unë kisha një Ilir Metaj tjetër në klasë, e kishte shtëpinë tek Hoxha Tahsim, unë e kisha te Pazari i ri. Babai i tij ishte drejtor i Sigurimit të Shtetit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia ime, sepse bënim edhe ushtrime bashkë, edhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Sigurimi i Shtetit ka futur provokatorë dhe ka dështuar (në atë kohë). Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës”, deklaroi Meta.

Më tej Meta ka deklaruar se akuzat ndaj tij janë të sajuara nga një person me inicialet A.H., (emrin e të cilin zgjodhi të mos e tregojë) dhe kryeministri Edi Rama. Sipas tij ka qenë A.H. që ka dërguar emailin anonim që Autoriteti i Dosjeve të nisi verifikimin.

“A.H është personi që ka qenë personi në zyrën e tij që ka marrë përsipër falsifikimin e dosjes i cili ka dërguar një e-mail anonim dhe ka pritur këtë e-mailin dhe njëkohësisht ka treguar se ku ishte kjo pjesa që Meta me përgjues përgjonte shokun e tij. Unë po të them që avokatit tim nuk i jepet edhe sot e kësaj dite nga Autoeriteti vendimet që janë marrë që ia kanë çuar Kuvendit, nuk ia japin ndërkohë që e kanë detyrim.

Këtu është një letër që më 28 korrik, 2 ditë pasi u tromaks Lindita. Vasili i ka dërguar kërkesë për informacion. Dhe ajo i ka kthyer, në të tregohet se Autoriteti ka bërë verifikime të paligjshme, duke marrë përsipër edhe pa qenë gjeneralitetet e mia mbi të. A.H është një person që ishte premtuar se do të bëhej kryetar i Autoritetit. Ishte një torollak”, tha Meta.

/GazetaSinjali/