image Meta pro reformës zgjedhore: Mbështes çdo zgjidhje që lidh direkt deputetin me qytetarin

Rajon

Shqipëri/ Meta pro reformës zgjedhore: Mbështes çdo zgjidhje që lidh direkt deputetin me qytetarin

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi sot se sa i takon reformës zgjedhore, mbështet çdo zgjidhje që lidh direkt deputetin me qytetarin.

I ftuar në një studio televizive, Presidenti Meta vlerëson se duhet të ketë lidhje direkte të qytetarit me deputetin, me emrin konkret, dhe jo me partinë. Bile, ai thotë se është i gatshëm t’i nënshtrohet qysh tash votimit të qyetetarëve për pozitën e presidentit.

“Jam për një sistem të hapur dhe jo që deputeti të varet vetëm nga kryetari i partisë. Për mua problemi kryesor që ne kemi është se kemi një sistem politik dhe institucional në vend që ka dalë nga kontrolli i qytetarëve. Zgjidhja ime ka qenë referendumi. Unë e kam shprehur se edhe unë vetë jam gati t’i nënshtrohem një votimi nga qytetarët si President edhe pse kam gjysmën e mandatit pa konsumuar. E vetmja rrugë është që qytetarët të marrin kontrollin e sistemit. Kjo është rruga që politikanët të mos marrin iniciativa e ligje që cënojnë interesin e qytetarëve”, tha Meta.

Ai tha se nuk po lufton për fatin politik të tij, por që ky shtet të mos zhbëhet dhe që ky vend të mos shpërbëhet duke ikur gjithë shqiptarët. Pasi sipas tij në Shqipëri, ka forca të interesuara për zhbërjen e vendit./Gazeta Sinjali/