image Meta: Popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë

Shqipëri

Meta: Popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë

news image

Në sesionin përmbyllës të Forumit IX Global të Bakusë me temë “Sfidat ndaj rendit botëror”, ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se detyrë e politikanëve është ta bëjnë demokracinë më të përgjegjshme, më të gjallë dhe më përfaqësuese për të rikthyer besimin dhe shpresën te njerëzit.

Sipas ish-presidentit të Shqipërisë, mësimi i nxjerrë nga historia është se popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë.

“Mësimi i nxjerrë nga historia është se popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë. Le të bashkojmë përpjekjet tona në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke demonstruar vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për t’i bërë vendet tona dhe botën më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Meta në facebook.

/GazetaSinjali/