Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është përplasur me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave.
Policia e Bashkisë së Tiranës ka zbarkuar në zyrat e FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre.
Abcnews.al njofton se në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.
Në një video të publikuar nga mediat në Shqipëri, Meta dëgjohet duke thënë “Hiqni duart ose ju çoj në burg”.
Bëhet fjalë për ambientet e katit të tretë, ku Bashkia e Tiranës shpjegon përmes një letre dërguar kreut të partisë Sali Shehu, se duhen bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen pasi hapësira është pronë e bashkisë.
Prej disa vitesh, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës.
Vendimi për të ndërhyrë vjen pak ditë pasi FRD u largua nga koalicioni me PS për t’iu bashkuar listës së Partisë Demokratike. /Gazeta Sinjali/