image Meta: Opozita ka kryer krime me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve

Shqipëri

Meta: Opozita ka kryer krime me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve

news image

Ilir Meta është pyetur në konferencën për shtyp të së shtunës edhe për procesin e zgjedhjes së pasuesit të tij në postin e presidentit të Shqipërisë.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë këshillë për opozitën pasi, sipas tij, ajo ka kryer krime në të shkuarën, siç i quajti ai, me djegien e mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve.

“Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë opozitës, pasi ka bërë gabime fatale, pjesa kryesore me ndërgjegje të plotë, si djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, i reformës në drejtësi. Këto unë do t’i quaja krime. Nuk kam asnjë këshill për opozitën dhe asnjë kuriozitet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm”, tha Meta, shkruan A2 CNN.

/GazetaSinjali/