image Meta: Opozita e përcolli Millosheviqin për në Hagë

Rajon

Meta: Opozita e përcolli Millosheviqin për në Hagë

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i konsideron zgjedhjet e 13 tetorit si e vetmja zgjidhje politike.

Meta, është shprehur se “vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten”.

Duke vendos theksin te roli i opozitës, Meta shprehet se “Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviqi të dënonte Millosheviqin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës”.

“Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi. Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi! 18 tetori po afron!”, përfundon Meta.