image Meta në protestë : Pasuria kombëtare po vidhet çdo ditë

Rajon

Politikë/ Meta në protestë : Pasuria kombëtare po vidhet çdo ditë

news image

Presidenti Meta ka sqaruar në fjalimin e tij se pse vendosi të thërriste protestën e këtij 2 marsi kundër mazhorancës. Sipas Metës, institucionit të Presidencës i kanë shteruar të gjitha përpjekjet demokratike dhe sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur popullin nga grushti i shtetit.

Sipas Metës po vidhet pasuria kombëtare çdo ditë dhe kjo është një nga arsyet e tjera se pse ai thirri këtë protestë.

“Jemi sot këtu sepse asnjë nga ne nuk mund ti qëndrojë anash grushtit të shtetit, jemi këtu për tu vendosur përballe sot me nisjen e pranverës “Kuqezi”. Unë si president i republikës dhe ushtari i parë i republikës dhe gjithë popullin kuqezi  kundër grushtit të shtetit.

Pse presidenti thirri popullin? Sepse presidenti i shterojnë të gjitha përpjekjet institucionale dhe demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit.

Presidenti ka thirrur popullin sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë është ajo ç’ka zoti u ka dhënë të gjithë shqiptarëve.

Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, nga sekti anti-shtet, sepse kemi drejtësi me regji që godet të varfëritë të pambrojturit dhe të ndershmit dhe garanton paprekshmërinë e klaneve pranë sektit që ka zaptuar shtetin.

Sepse financat publike po shterojnë dhe borxhet publike po rriten në mënyrë katastrofike dhe ato po i paguani të gjithë në mënyrë të padrejtë.

Sepse skandalet që financon kontrolli i lartë i shtetit prej miliarda eurosh bie në vesh të shurdhët edhe për qeverinë edhe për Kuvendin, por edhe për drejtësinë që fle.” tha Presidenti Meta. /Gazeta Sinjali/