image Meta ka një thirrje të fortë për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Zgjedhjet në Serbi/ Meta ka një thirrje të fortë për shqiptarët e Luginës së Preshevës

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bën me dije se po ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta ka bërë thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore, konsideron ai.

Meta inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2796855207027401?__xts__%5B0%5D=68.ARAnYDXi43C7wUZMvkWsFkak_3uXjPD3wOsZed8AeXzZZZwS73E4UN-ntQgZv1P0aDWmiJjVVRqXllqTHG5xR-sBrxu0DXVRnoY1cgI6CjJRHMR8CXnuHNBf7UP5KLIn1k75TjWxz-YdAukwOoT01fCCf90HHRwxNpxFA0VKIxuF_12jgTXjo6b7vmCflkaL5xBfvUB38c8xxkFCj8XVRaxK0ELGyx6Z8hHcxDQGeVjWgx8Eo5M9aENHbN-YdmiCdiK8x3d6fe-cDOYCSwe89dBcifFwtsxtUUQT7D3kPHB5DiCrcsCVl8jNjSooTKV1RZcGJdXi5eUiAs9QsWcoeJrAvqCo&__tn__=-R