image Meta i del në mbrojtje Haradinajt: Rama po e provokon më shumë se ç'duhet

Kosovë

Politikë/ Meta i del në mbrojtje Haradinajt: Rama po e provokon më shumë se ç’duhet

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka mbështetur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta larguar taksën ndaj mallrave serbe, ndërsa ka sulmuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, madje deklaratat e të parit të AAK-së i ka quajtur idiotësi.

Duke i’u referuar kryeministrit Edi Rama si ‘gruaja e Bilalit’, Meta ka thënë se Rama po e provokon më shumë seç duhet Ramush Haradinajn, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ndoqa dhe sot lojërat e tij duke mbajtur gjoja anën e Albin Kurtit, kundër Ramush Haradinajt, lojën e kësaj më fal se thashë të këtij. Unë duhet t’i them që gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë vijën e kuqe edhe në raport me çështjet ndërkombëtare jo vetëm me Kushtetutën. Po e provokon më shumë seç duhet Ramush Haradinajn sepse ishte kjo sharlatane që doli e përkrahu taksën 100 %”, është shprehur presidenti Meta.

Tutje ai tha se nuk ka nevojë kryeministri Kurti e as dikush tjetër në Kosovë të marrë mend nga gruaja e Bilalit (Edi Rama) sepse ai e ka përkrahur taksën deri në momentin kur u publikua fotografia e cila është në kundërshtim me ligjet.

“Gruaja e Bilalit e përkrahu e para. Më keni parë ndonjëherë mua të them po ose jo, mua as më pyeti as e këshillova Haradinajn. Gruaja e Bilalit vrapo gjithandej, thoshte që bëri shumë mirë, pastaj kur i thanë gruas së Bilalit ke një fotografi në kundërshtim me ligjet, filloi të merret me Ramushin. Nuk ka nevojë as zoti Kurti askush tjetër në Kosovë për të marrë mend nga gruaja e Bilalit. Të mos provokojë më Ramush Haradinajn”.

Kujtojmë se përplasjet mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt kanë filluar pasi ky i fundit e kishte akuzuar kryeministrin Rama për afera korruptive, për ta jetësuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Rama këtë e kishte cilësuar si shpifje dhe ndaj tij ka nisur edhe zyrtarisht rrugën ligjore duke ngritur padi e cila në janar është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë./GazetaSinjali/