Presidenti shqiptar Ilir Meta e qartësoi dilemën në lidhje me atë se a do të shkojë për tu marrë në pyetje para Komisionit Hetimor, i cili po heton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e tij.
Një ditë pas ftesës së kryetarit të komisionit, Ulsi Manja, shefi i shtetit theksoi se do të shkojë në Parlament sepse siç tha ai “babai i kombit duhet të jetë shembull për bashkëpunim institucional”.
Në Facebook Meta ka shkruar se këto ditë “është çmendur” nga mesazhet e gazetarëve të cilët dëshirojnë të dinë se a do të paraqitet para Komisionit.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë, më “çmendët” me mesazhet tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për të vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkroi Meta.
Deri më tani, Meta është përfaqësuesi më i lartë zyrtar i shtetit shqiptar i cili paraqitet para Komisionit Hetimor.
Ai pritet që të thirret në fillim të javës së ardhshme që të përgjigjet në pyetjet rreth akuzave për shkeljet kushtetuese. Hetimi për presidentin Meta do të zgjasë deri më 9 tetor.