Pak pas vendimit të Bundestagut Gjerman që votoi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar Presidenti shqiptar Ilir Meta, përmes rrjetit social Facebook.
“Falënderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë” ka shkruar Meta.
Presidenti thotë se “tani urgjent duhet të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut”.
Sipas Metës, duhet reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare. /Gazeta Sinjali/
Rajon