Pak pas vendimit të Bundestagut Gjerman që votoi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar Presidenti shqiptar Ilir Meta, përmes rrjetit social Facebook.
“Falënderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë” ka shkruar Meta.
Presidenti thotë se “tani urgjent duhet të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut”.
Sipas Metës, duhet reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare. /Gazeta Sinjali/
Rajon
Vendimi i Bundestagut/ Meta: Duhet reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale
Të tjera:
Humbën thellë në zgjedhjet, Meta i shkon në zyrë Berishës tre ditë pas 14 majit
Shqipëri
1684315383
Shkresa në KAS/ Meta i dorëzon koalicionin Berishës
Shqipëri
1681919923
Ilir Meta në takimin me Escobar, diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi
Shqipëri
1681303655
Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni tubimet e mëdha
Shqipëri
1668102984
Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, s’kam pranuar
Shqipëri
1666902168