Me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit, u zhvillua ceremonia e homazheve në varrezat e dëshmorëve.
Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm në ceremoni, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Ata dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendosën kurora me lule në monumentin e Nënës Shqipëri.
Siç edhe ndodhi një ditë më parë në Vlorë për Ditën e Pavarësisë, Meta dhe Rama nuk patën asnjë komunikim mes tyre, por të dy përshëndetën zonjën Nikolla në largim, pas luajtjes së Himnit Kombëtar.
Si zakonisht, përfaqësuesit e Partisë Demokratike i bënë një ditë më parë homazhet te varrezat e dëshmorëve, pasi për ta Dita e Çlirimit është 28 dhe jo 29 nëntori i vitit 1944.
Data shënon çlirimin e Shqipërisë nga ushtria e Gjermanisë naziste prej forcave të rezistencës shqiptare.