image Meta dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës, u bën thirrje autoriteteve kosovare që t'i shmangin provokimet

Shqipëri

Meta dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës, u bën thirrje autoriteteve kosovare që t’i shmangin provokimet

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj sulmeve kundër Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Meta u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që t’i shmangin provokimet.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Meta.

/GazetaSinjali/