image Meta dekreton Ramën kryeministër për formimin e qeverisë së re

Shqipëri

Meta dekreton Ramën kryeministër për formimin e qeverisë së re

news image

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të vendit për të formuar qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në dekretin e kreut të Shtetit thuhet se, ky vendim merret në bazë të rezultatit të KQZ-së rezulton se PS ka shumicën parlamentare: “Dekretoj Zotin Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë”.

Dekreti i Presidentit mban datën e djeshme dhe hyn në fuqi menjëherë. Ai u publikua një ditë pas betimit në Kuvend të Edi Ramës dhe deputetëve të rinj parlamentarë të kësaj legjislature.

/GazetaSinjali/