image Meta dekreton Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin, ministër të Mbrojtjes

Politikë

Meta dekreton Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin, ministër të Mbrojtjes

news image

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot për ndryshimet e reja në qeverin, ku Olta Xhaçka u dekretua nga presidenti Ilir Meta si ministre e Jashtme dhe Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kuvendi do mblidhet në orën 17:00 për të miratuar dekretet e presidentit Meta.

Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që të mblidhet 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme./Gazeta Sinjali/