image Meta bën paralajmërimin e ashpër: Me një dekret e shpërndaj Parlamentin

Rajon

Kriza/ Meta bën paralajmërimin e ashpër: Me një dekret e shpërndaj Parlamentin

news image

Teksa Parlamenti është mbledhur për të votuar një rezolutë kundër dekretit të presidentit për anëtaren e Kushtetueses, Marsida Xhaferllarin, Meta ka bërë një paralajmërim të ashpër: Shpërndarjen e Parlamentit.

Meta ka përmendur deklretin dhe mocionin e mesbesimit, si ‘armë’ të cilat mund t’i përdorë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Parlamenti me një dekret shpërndahet, Qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet, Presidenti shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale, do ia bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin e Shqipërisë dhe do jetë detyra ime qo t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore dhe gjithë shërbëtorëve”, ka thënë Meta.

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese është garanti i vetëm i kushtetutës.

“Situata është tërësisht e zgjidhur për ata që dinë të lexojnë Kushtetutën… dhe meqënëse po vjen data 22 nëntor kur populli shqiptar votoi me referendum Kushtetutën dhe këto parime janë ende, edhe pse janë bërë deformime në pabesi, kam një paralajmërim të fundit: Betimi i Ilir Metës me dorën në Kushtettutë nuk ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nuk ka institucion më të rëndëshëm se sa Kushtetuta e vendit, e cila ka vetëm një garant që është Gjykata Kushtetuese”, theksoi Meta.

Ai ka përmendur se po bëhen përpjekje për ta dhunuar Kushtetutën dhe për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese. /Gazeta Sinjali/