image Meta: 28 nëntori na gjeti në zi, në betejë me pasojat e tërmetit të pamëshirshëm

Rajon

Meta: 28 nëntori na gjeti në zi, në betejë me pasojat e tërmetit të pamëshirshëm

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur se 28 nëntori Shqipërinë e gjeti në zi duke u përballur me pasojat e tmerrshme të tërmetit të pamëshirshëm.

Në 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,  Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe t’u vijnë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Presidenti ka shkuar në Sauk ku është takuar me familjet e pastreha.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni!

Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.

Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të vështira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.

Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten. /Gazeta Sinjali/