Një mësuese fillore në Indiana po ndjente shumë mungesën e nxënësve të saj, kështu që shpiku një mënyrë për t’i përqafuar ata në mënyrë të sigurt.
Me pak krijimtari ajo ka përdorur 12 qese të cilat i ka vendosur në derën e shtëpisë dhe ka hapur dy vrima, që të nxënësit të fusin krahët për ta përqafuar ata.
“Shumica e studentëve kanë ardhur tek dera e shtëpisë sime, i përqafoj ata dhe flasim për gjërat që kemi bërë gjatë kësaj kohë”, shprehet mësuesja për CNN.
Pas çdo përqafimi, Pavelka dezinfekton qeset plastike. /Gazeta Sinjali/