Një mësuese e artit në një shkollë fillore në New Jersey është kritikuar për shkak të veshjeve të saj shumë të ngushta të punës, shkruan DailyMail.
Në instagramin e saj i cili numëron rreth 900 mijë ndjekës, ajo publikon fotografi nga puna me fustane, xhinse dhe bluza që shfaqin format e saj trupore.
Shumë nga ata kritikë thonë se fotot e saj seksi me nxënësit janë të papërshtatshme dhe shpërqendruese për fëmijët, por ajo i ka kundërshtuar këta komentues, pasi është shprehur se nuk ka asgjë të keqe në trupin e saj dhe se këto komente janë diskriminuese.
“Sistemi ynë arsimor është ende duke u rikuperuar, mbani në mend këtë kur po përpiqeni të largoni dikë nga puna,” tha ajo.