Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit. Atje një mësues në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” ia ka prerë flokët një nxënësi, pasi stili i tij i flokëve nuk i pëlqeu mësuesit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky rast ishte filmuar nga nxënësit e tjerë në klasë.
Mësuesi në fjalë ka folur për Klan Kosovën, me ç’rast ka thënë se edhe prindërit e nxënësit janë pajtuar me këtë gjë, pasiqë i kishin kërkuar atij që ta edukonte djalin e tyre.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme në media është publikuar një video ku shihet një rast tjetër i keqtrajtim të fëmijëve- në institucionet arsimore. Për këtë rast u arrestuan dy persona dhe Inspektorati i Arsimit ia ndërpreu veprimtarinë këtij kopshti./Gazeta Sinjali/