Një mësimdhënës në Mitrovicë është arrestuar nën dyshimin se i ka goditur me shuplaka nxënësit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të policisë, arsimtari i ka goditur nxënësit pasi ata ishin përfshirë në një incident.
Për këtë rast është njoftuar prokurori dhe është duke u hetuar.
“Është raportuar se në një shkollë ka ndodhur një incident mes nxënësve, pastaj një mësimdhënës, tani i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se ka goditur me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vendet e tyre. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.