image Messias: Shënova golin më të rëndësishëm të karrierës sime

Futboll

Messias: Shënova golin më të rëndësishëm të karrierës sime

news image

Junior Messias e sheh golin e tij kundër Genoas si ‘golin më të rëndësishëm të karrierës së tij’ deri më tani, pasi e mban Milanin në rrugën e duhur për Scudetton me një fitore 2-0.

Kuqezinjtë po luftonin pas dy barazimeve radhazi 0-0 kundër Bolognas dhe Torinos, por e thyen ngërçin më në fund me golat e Rafael Leaos dhe Junior Messias.

Messias pas ndeshjes deklaroi se ky është goli më i rëndësishëm i karrierës së tij.

“Ndihet si goli më i rëndësishëm i karrierës sime, po. Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë pikët kanë rëndësi”, tha Messias për DAZN.

“Kjo fitore na jep më shumë karburant për të vazhduar dhe për të besuar në veten tonë.”

Inter mundi Spezian 3-1 jashtë shtëpisë me bilbilin e fundit vetëm pak minuta përpara se Milani të niste lojën në San Siro, por Messias këmbëngul se kjo nuk ushtroi presion shtesë.

“Nuk e pashë as rezultatin e Interit, ne jemi të përqendruar në futbollin tonë. E dinim se do të ishte e vështirë kjo mbrëmje, por rezultatet vijnë nga puna e palodhur gjatë javës, kjo është ajo ku duhet të përqendrohemi.

“Jam i qetë, pasi e di që kur të jesh profesionist dhe të punosh shumë, gjërat e mira do të vijnë.”

Messias u pyet se cili është testi më i vështirë i mbetur në listën e ndeshjeve për Milanin.

“Çdo ndeshje tani e tutje është si një finale. Të tjerët vazhdojnë të fitojnë, ne duhet ta bëjmë këtë, nuk ka rëndësi nëse është 1-0 apo 2-0, e rëndësishme është të marrim pikët”, deklaroi ai/

/GazetaSinjaliSport/