Lionel Messi tashmë ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku së shpejti do të luajë me fanellën e klubit të tij të ri Inter Miami dhe duke gjykuar nga videoja në rrjetet sociale, argjentinasit do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur me vozitjen në trafik në këtë vend.
Futbollisti legjendar i Barcelonës është filmuar duke kaluar nëpër semafor të kuq me automjetin e tij të shtrenjtë.
Teksa kryente këtë shkelje rrugore ka qenë nën shoqërimin e policisë me dritat rrotulluese të ndezura, por për pak është përplasur edhe me një mjet tjetër.
🚨🚨WATCH: Lionel Messi drives through a red traffic light after Inter Miami training 🚦
— LLF (@laligafrauds) July 15, 2023
The police car just behind didn’t even stop him! 🚓pic.twitter.com/1ldD4pDI0L
Gjithçka ka ndodhur në Fort Lauderdale, rreth 45 kilometra nga Miami, që do të bëhet shtëpia e re e familjes Messi.
Me atë rast, lehtë mund të kishte ndodhur një përplasje me një automjet tjetër që vinte nga ana tjetër. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë për Messin.
Fituesi i shtatë Topave të Artë në Miami do të prezantohet zyrtarisht më 16 korrik, në orët e para të mëngjesit me orën tonë lokale.
Lionel Messi avoids a traffic accident after cutting a traffic light in Miami.😳🥺pic.twitter.com/3W1NSt3wZA
— Albiceleste News 🏆 (@AlbicelesteNews) July 15, 2023