FIFA do t’i zgjedhë sonte më të mirët e vitit 2023 përmes një gala mbrëmjeje që do ta mbajë në Londër.
Ceremonia e “The Best FIFA Football Awards” do të nisë në ora 20:20.
Lionel Messi është në listën e ngushtë për të fituar çmimin e më të mirit edhe për këtë vit, bashkë me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Por, sipas “Record”, ylli argjentinas nuk do të jetë prezent sonte në Londër.
Messi thuhet se ka vendosur për të qëndruar në Florida, për t’u përgatitur për ndeshjen e Inter Miamit ndaj Kombëtares së El Salvadorit, që do të zhvillohet të premten.
36-vjeçari e kishte fituar çmimin e më të mirit vitin e kaluar, pasi kishte udhëhequr Argjentinën drejt shpalljes si kampione e botës.
Erling Haaland vlerësohet të jetë favoriti për ta rrëmbyer këtë çmim sonte.