Kosova është një nga vendet më të varfëra në Evropë, pasi një e treta e popullsisë është e papunë.
Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth profesioneve më të paguara, shihet se të merresh me energji është më fitimprurëse sesa të merresh me hoteleri dhe gastronomi.
Sipas ASK-së, paga mesatare bruto për ata që merren me energji është mbi 900 euro, derisa pë rata që merren me hoteleri dhe gastronomi mbi 250 euro.
Profesioni i dytë më i paguar është të merresh me informim dhe komunikim, teksa pas saj me xehtari dhe gurëthyerje.
Ndryshe, në Kosovë, paga minimale për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare është 130 euro, ndërsa për ata mbi moshën 35-vjeçare është 170 euro./ Gazeta Sinjali/