Prishtina Weather jep parashikim se kur do të largohet mjegulla nga Kosova dhe si do të jetë moti për ditët në vazhdim
“Ditëve të ardhshme do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të shpërndajë ndotësit të cilët ditëve të kaluara janë përqendruar pranë sipërfaqes tokësore. Vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, e vende-vende do të zbresin edhe në të mira”, thuhet në parashikim.
Përveç kësaj gjatë ditëve në vijim pritet të ketë edhe reshje të shiut, ndërsa në vise malore, reshje të dëborës.
Ky është parashikimi i plotë për dy ditët e ardhshme:
10.12.2019 – Në mëngjes rreth viseve të ulëta mbetet me mjegull, që më pas do të shpërndahet. Ditën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Në vise malore me borë. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut mund të përzien edhe me fjolla bore. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-12m/s. Indeksi UV: 1.
11.12.2019 – Ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e shiut, e në vise malore ato të borës. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Indeksi UV: 1.