Fusha ekstrem të larta barike nga anticikloni “Ekart” që shtrihet nga ishujt Britanik deri mbi rajonin tonë, ditëve në vijim do të favorizojnë mot stabil dhe pa të reshura. Nga sot pasdite dhe ditën e mërkurë priten kthjellime.
Gjatë ditës së sotme pritet të mbretërojë mot i ftohtë, e ditën e mërkurë rryma ajrore të ngrohta nga Mesdheu dhe Europa qendrore do të rrisin lehtë temperaturat maksimale rreth vlerave mesatare.
Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e mëngjesin e ditës së mërkurë në vise të ulëta mund të ketë edhe mjegull
Vlerat e cilësisë së ajrit edhe gjatë ditës së sotme do të luhaten rreth vlerave mesatare, e me qetësimin e erërave pritet të kalojnë në të pashëndetshme.
21.01.2020 – Ftohtë. Në mëngjes ngrica. Paradite me vranësira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 1-5m/s. Indeksi UV: 2.
22.01.2020 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Erë e lehtë nga perëndimi 1-2m/s. Indeksi UV: 2.