Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi është larguar nga skuadra e Viking dhe tani pritet të zyrtarizohet te një skuadër tjetër.
Tashmë kanë filluar bisedimet në lidhje me atë se cila do të jetë skuadra e ardhshme e Bytyqit, transmeton Sinjali Sportiv.
Sipas raportimeve të fundit, është treguar se për Bytyqin ka shprehur interesim skuadra Valerenga, e cila po ashtu luan në kampionatin norvegjez.
Zymer Bytyqi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për skuadrën e Viking, andaj ka marrë vëmendjen e disa skuadrave të tjera.