image Mësohet shkaku i ndarjes së Rihannës nga miliarderi arab

Bota e Yjeve

Showbiz/ Mësohet shkaku i ndarjes së Rihannës nga miliarderi arab

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna, para disa ditëve i dha fund lidhjes trevjeçare me miliarderin arab, Hassan Jameel.

Në fillim nuk u bë e ditur se përse kjo ndarje kishte ardhur, por tanimë mediat botërore e kanë publikuar arsyen, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve pranë “Cosmopolitan”, Rihanna dhe Hassan i dhanë fund lidhjes për shkak të mënyrës së jetesës që e kishin shumë ndryshe nga njëri-tjetri,

Ky stil jetese ka bërë që ylli i muzikës pop t’i japë fund lidhjes së saj të dashurisë, ndonëse disa muaj më parë ishte shprehur se ishte shumë e dashuruar./Gazeta Sinjali/