image Mësohet se sa ekipe të FSK-së kanë shkuar për t'i ndihmuar Shqipërisë në përballimin e tragjedisë

Kosovë

Shpëtimi/ Mësohet se sa ekipe të FSK-së kanë shkuar për t’i ndihmuar Shqipërisë në përballimin e tragjedisë

news image

Pas marrjes së urdhrit nga komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, një kontingjent i Task Forcës së Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, për kërkim-shpëtim urban dhe në male, u nis sot në mëngjes,për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare dhe banorët shqiptarë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas goditjes së tërmetit në disa vendbanime të saj.

Ky kontigjent është i pajisur me mjetet teknike të specializuara.

Kontingjenti i FSK-së, përbëhet nga 3 ekipe të Kërkim–Shpëtimit Urban, një ekip K-9, (njësi e përgatitur e qenve) për situata të tilla, ekipi i komunikimit, Policia ushtarake e FSK-së dhe ekipi i Mjekësisë.