image Mësohet se a do të ndryshojë orari i ndeshjes Kosovë-Moldavi, për shkak të masave antiCOVID

Futboll

Mësohet se a do të ndryshojë orari i ndeshjes Kosovë-Moldavi, për shkak të masave antiCOVID

news image

Të mërkurën e ardhshme Kombëtarja e Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Moldavinë.

Kjo ndeshje është planifikuar që të fillojë në orën 20:45, shkruan Sinjali Sportiv.

Mirëpo, deri më tani ishte në dyshim se do të ndryshonte orari i kësaj ndeshje, pasi që nga nesër në Prishtinë do të ndalohet qarkullimi nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

Sinjali Sportiv ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun.

Salihu ka thënë se nuk pritet të ndryshojë orari i kësaj ndeshje, pasi që do të bëjnë kërkesë edhe tek autoritetet që të lejohet zhvillimi i ndeshjes sipas orarit të paraparë.

“Do të marrim leje nga autoritetet tona”, ka treguar Salihu.

Kurse, gjatë kësaj të diele Kosova do të luajë si mysafir kundër Sllovenisë.

/Sinjali Sportiv/