Është mësuar çifti i parë gjysëmfinalist i Kampionatit Evropian.
Italia dhe Spanja arritën të kualifikohen në gjysmëfinale duke mposhtur Belgjikën respektivisht Zvicrën në çerekfinale të kësaj gare.
Spanja arriti të kualifikohet falë penalltive duke e mposhtur Zvicrën në penallti me rezultat 1-3.
Rezultati i këtij takimi në 120 minuta ishte 1-1.
Golat në këtë takim i shënuan, Zakaria autogol në minutën e 8’të dhe Shaqiri në minutën e 68’të të takimit.
Në anën tjetër Italia ka mposhtur Belgjikën me rezultat 1-2.
Golat në këtë takim u shënuan në pjesën e parë.
Barella në minutën e 31’të dhe Insigne në të 44’tën shënuan për italianët, kurse Lukaku nga pika e bardhë shënoi golin e vetëm për belgët në minutën e 47’të.
Ndeshja gjysmëfinale do luhet me 6 korrik në “Wembley” të Londrës. /Gazeta Sinjali Sporti/