image Mësohet numri i kosovarëve që u dëbuan nga Gjermania

Kosovë

Mësohet numri i kosovarëve që u dëbuan nga Gjermania

news image

Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak më shumë njerëz se vitin e parë të pandemisë, por dukshëm më pak se vitet e kaluara. Në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime prej rreth 400 personave. Këta persona janë dëbuar në këto dy vende vitin e kaluar nga shteti gjerman.

Ministria Federale e Punëve të Brendshme e Gjermanisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë kryer rreth 11.982 dëbime nga Gjermania, më shumë se vitin e kaluar (10.800 vetë), kur trafiku ndërkombëtar ajror ishte më i prekur nga kufizimet e COVID-19, por shumë më pak se vitet e kaluara. Për krahasim në vitin 2019, Gjermania dëboi 22.100 vetë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas njoftimit të Ministrisë Federale shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë. 1.116 vetë janë dëbuar në Gjeorgji, dhe 908 vetë në Shqipëri. Edhe në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime. Vendet e destinacionit për dëbime edhe vitin e kaluar u renditën Serbia, Pakistani, Moldavia dhe Rumania. /albinfo.ch

/GazetaSinjali/