Novak Gjokoviq vazhdon që të mos e marrë dritën e gjelbër për të luajtur në Australian Open.
Fjalën e fundit do ta ketë Ministri i Imigracionit, Shtetësisë, Shërbimeve të Migrantëve dhe Çështjeve Multikulturore Alex Hawke, i cili mund të anulojë vizën e hyrjes që i është dhënë Gjokoviqit.
Sido që të jetë, kjo nuk e ka ndalur Australian Open që zyrtarisht, të zbulojë kundërshtarin e numrit një të botës në tenis.
Nëse Gjokoviqit i lejohet të luajë në Australian Open, ai do të nisë aventurën në këtë turne kundër Miomir Kecmanovic.
Top seed and nine-time #AusOpen champion ???????? @DjokerNole begins his title defence against Miomir Kecmanovic.#AO2022 pic.twitter.com/96MAlHNElG
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 13, 2022