image Mësohet identiteti i shqiptarëve që në shenjë revolte hipën mbi kulmin e burgut në Mitrovicën e Veriut

Siguri

Mësohet identiteti i shqiptarëve që në shenjë revolte hipën mbi kulmin e burgut në Mitrovicën e Veriut

news image

Mbrëmjen e së hënës dy shqiptarë, në shenjë revolte u ngjitën në kulmin e ndërtesës së paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, të cilët më vonë pas komunikimit me Prokurorin e çështjes u zbritën në tokë.

Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e tyre, Mërgim Hoxha dhe Safedin Cakiçi, gjithashtu gjithë incidentin që ndodhi mbrëmë.

Të hënën, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, i tha Sinjalit se të njëjtit, të pakënaqur nga një vendim i Gjykatës, kanë thyer dritaren e dhomës ku po qëndronin dhe kanë hipur mbi kulmin e ndërtesës.

Në raportin që e ka siguruar Sinjali nga sinjalizuesit, mësohet se të dy kishin tentuar të iknin nga burgu.  

Rasti u regjistrua në rrugën “Filipa Vishnica” deri te “Zatvora”.

Në raport thuhet se pas tentim-ikjes, u lajmërua baza SA-302.

“Sapo kemi marrë informacionin kemi shkuar në vendngjarje, patrulla SA-302 bashkë me një njësi të zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë”, thuhet në raport.

Sipas raportit zyrtar, kur njësiti ka mbërritur në Qendrën e Paraburgimit, ka hasur tek të dy të burgosurit mbi kulm. Ata nuk pranonin të zbrisnin, por kërkesa e tyre ishte të takonin Prokurorin Galjani N.  

Rreth orës 22:00, pas disa tentimeve për t’i bindur të zbritnin në tokë, dhe pasi janë takuar me Prokurorin Galjani N, ata kanë zbritur dhe janë burgosur sërish.

LEXO EDHE:

Dy të burgosur ngjiten në çatinë e burgut të Mitrovicës, kjo është arsyeja që qëndruan aty më shumë se dy orë

/Gazeta Sinjali/