image Mësohet gjendja shëndetësore e qytetarit që pësoi infarkt në natën e zgjedhjeve

Kosovë

Neurologji/ Mësohet gjendja shëndetësore e qytetarit që pësoi infarkt në natën e zgjedhjeve

news image

Deputeti i legjislaturës së kaluar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka folur për gjendjen shëndetësore të qytetarit që pësoi infarkt në natën e zgjedhjeve.

Avdyli thotë se ka vizituar qytetarin i cili sipas tij e ka gjendjen stabile.

“Sapo vizitova pacientin në Neurologji, E.E nga Reqaku, i cili në natën e rezultatetve të zgjedhjeve ka pësuar infarkt të trurit. Gjendja e tij stabile per jetë por me parezë të anës së majtë. Shumë i dha zor për LDK-në e Vjosën tha gruaja e tij. Kur pacientit i thash që Vjosa është interesuar për shëndetin tënd, e të ka bë të fala dhe enkas për ty unë kam ardhë sot,tha shkurt mos ban bre hajgare, a përnime a. Duke u përshendet ,mu drejtua , gjithmonë isha dhe do jem me LDK-në”, ka shkruar Avdyli në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/