Pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani, Irani është kundërpërgjigjur me sulm në bazën amerikane në Irak, Al- Assad.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore Amerikane, Bill Urban kishte thënë se asnjë ushtarë amerikan nuk është vrarë, por disa prej tyre kanë pësuar lëndime në kokë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai shtoi se ushtarët e plagosur janë dërguar për trajtim në Gjermani dhe Kuvajt dhe se do të kthehen në detyrë kur të vlerësohet se është e përshtatshme.
Rreth 1,500 ushtarë amerikanë kanë qenë në bazën Al-Assad në momentin e sulmit.
Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se “asnjë amerikan ose irakian nuk është vrarë në sulmet e Iranit dhe se dy bazat e sulmuara kanë pësuar dëme minimale’’.