image Mësohet data e fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll

Futboll

Mësohet data e fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll

news image

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot (e marte) ka mbajtur mbledhje në të cilën janë diskutuar, kryesisht rreth përfundimit të sezonit të futbollit, përcjell Sinjali Sport.

KE vendosi që sezoni i ri 2021/22 të fillojë më 21 gusht.

Po ashtu, u vendos edhe për datat e fillimit të afatit kalimtar.

Në konkurrencën e meshkujve afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 15 gusht, ndërsa për konkurrencën e femrave afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 25 gusht 2021. /Gazeta Sinjali Sporti/