Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot (e marte) ka mbajtur mbledhje në të cilën janë diskutuar, kryesisht rreth përfundimit të sezonit të futbollit, përcjell Sinjali Sport.
KE vendosi që sezoni i ri 2021/22 të fillojë më 21 gusht.
Po ashtu, u vendos edhe për datat e fillimit të afatit kalimtar.
Në konkurrencën e meshkujve afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 15 gusht, ndërsa për konkurrencën e femrave afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 25 gusht 2021. /Gazeta Sinjali Sporti/