Më në fund është bërë i ditur shkaku i vërtetë që ka shtyrë Kim Kardashian të kërkojë divorcin nga bashkëshorti i saj Kanye West.
The Sun ka siguruar nga gjykata amerikane dokumentet e kërkesës për divorc të Kimit, dhe sipas tyre, shkaku për prishjen e marrëdhënies mes çiftit ishte bërë një konfrontim që ata të dy kishin pasur verën e kaluar për atë se ku do t’i kalonin pushimet verore me fëmijët.
Në dokumente po ashtu konfirmohet se Kim, 40 vjeçare është duke kërkuar kujdestarinë ligjore për katër fëmijët e tyre: North 7 vjeçare, Saint 5 vjeçar, Chigaco 3 vjeçare dhe Psalm, 1 vjeç.
Kim kishte shokuar fansat në mbarë botën kur kishte kërkuar divorcin më 19 shkurt të këtij viti. Kjo kishte shkaktuar pothuajse gjendje depresive te reperi Kanye i cili assesi nuk po mund ta pranonte ndarjen pasi për të “Kim ishte vajza e ëndrrave”.
Kim dhe Kanye kanë qenë të martuar për shtatë vjet. /Gazeta Sinjali/