Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për këtë muaj sot në mbrëmje.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” janë nikoqir të ish-kampionit të Evropës dhe botës, Spanjës.
Ndeshja mes Kosovës dhe “Furisë së Kuqe” do të zhvillohet në kuadër të grupit B eliminator për “Katar 2022” nga ora 20:45.Ndërkaq, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.
Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë skocezi Bobby Madden, i asistuar nga David Roome dhe Sean Carr, kurse gjyqtar i katërt do të jetë David Munro.
Ndërkaq, në VAR do të jenë austriaku Jarred Gavan Gillett dhe anglezi Nick Hopton.