image Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Kosovë

Arsim/ Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

news image

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që mësimi online të vazhdojë së paku deri më 6 prill, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërprerja e mësimit në shkolla ishte bërë me 11 mars dhe ishte paraparë të mbetje në fuqi deri më 27 prill, por me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ky vendim do të vlejë deri më 6 prill.

Vendimi për mbetjen në fuqi të kësaj mase u mor në mbledhjen e 18-të të qeverisë të thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me qëllim të marrjes së masave për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së koronavirusit. /Gazeta Sinjali/