Mësimdhënësit në të gjithë vendin sot kanë hyrë në grevë njëorëshe.
Nën organizimin e SBASHK-ut, çerdhet do të jenë në grevë nga ora 06:30-7:30, ndërsa shkollat fillore varësisht nga ndërrimet, ora e parë do të jetë grevë, kurse universitetet nga ora 10:00-11:00.
Orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen, dhe nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon, SBASHK-u ka paralajmëruar se i qëndrojnë skenarit për të hyrë në grevë të përgjithshme.
Ndër kërkesa të tyre, mësimdhënësit por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar për KP që greva e sotme është paralajmëruese, derisa ka shtuar se më 20 maj do të ketë një protestë të të gjithë punëtorëve të sektorit publik.