image Mësimdhënësit morën sot nga 100 euro shtesë

Arsim

Mësimdhënësit morën sot nga 100 euro shtesë

news image

Me pagat, mësimdhënësve të Kosovës sot u janë ekzekutuar edhe shtesat prej 100 eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto shtesa u ishin premtuar nga qeveria në detyrë, pas kërkesës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar koordinatori për organizim të brendshëm të kësaj sindikate, Ymer Ymeri.

“Po, sot u kanë dalë shtesat, bashkë me pagën e muajit shkurt e kanë marrë edhe shtesën bruto prej 100 euro për këtë muaj”, tha Ymeri për Gazetën Sinjali.

Kjo pagesë shtesë u ekzekutua pas vendimit të qeverisë në detyrë, për t’i kompensuar për dy muaj mësimdhënësit për orët shtesë të punës gjatë pandemisë./Gazeta Sinjali/