image Mësim plotësues edhe në vitin e ardhshëm - Sinjali

Mësim plotësues edhe në vitin e ardhshëm

news image

Për shkak të humbjeve të shkaktuara si pasojë e pandemisë, është e domosdoshme që vitin e ardhshëm shkollor të ketë një angazhim të shtuar në procesin arsimor, ka thënë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Sipas saj, viti shkollor 2021-2022, do të vazhdojë të jetë me aktivitete e mundësi për ata nxënës që kanë ngecje në të nxënë.

Bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të raporteve komunale, del se mësimin plotësues e kanë vijuar gjithsej 181.630 nxënës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën (I-XII), apo 61.64% e nxënësve në nivel vendi duke i realizuar gjithsej 100.365 orë mësimore”, ka njoftuar Nagavci.

Ajo ka shkruar se procesi i kaluar i organizimit të mësimit plotësues ka reflektuar dhe ka ndihmuar nxënësit në rritjen e rezultateve, raporton Gazeta Sinjali.

Jam e bindur se procesi i organizimit të mësimit plotësues ka reflektuar dhe ndihmuar nxënësit sadopak në arritjen e rezultateve dhe kompensimin e mësimit të humbur”, është shprehur Nagavci.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin